SOCIAL MEDIA IS NOT A MEDIA.
THE KEY IS TO LISTEN, ENGANGE,
AND BUILD RELATIONSHIPS.”
Tërhiqni vëmendjen e audiencës përmes rrjeteve sociale!
Njerëzit u besojnë më shumë postimeve dhe përmbajtjes të një postimi kur ndahet nga miqtë e tyre se sa nga dikush i panjohur. Kjo është arsyeja pse rrjetet sociale janë një vend i shkëlqyeshëm për të përhapur mesazhin që dëshiron përmes përmbajtjes që ju e krijoni në postim. Sa më shumë komente dhe pëlqime që merrni, aq më shumë ekspozim do të merrni.
Pse të përdorni mediat sociale si pjesë e marketingut tuaj?
Një postim në Facebook, Instagram ose Youtube mund të ketë si qëllim të informojë, promovojë, mësojë diçka të re ose të shesë diçka. Rrjetet sociale ju japin një mundësi unike për të komunikuar me audiencën tuaj që e synoni dhe për të komunikuar me klientët potencialë. Sidoqoftë, është e rëndësishme të keni një plan të mirë për atë që keni ndërmend të ndani dhe atë që dëshironi të arrini me përmbajtjen tuaj në postim. Të gjitha rrjetet sociale kanë mënyrën e vet të tërheqjes së lexuesit. Për të pasur sukses, duhet të adaptohet komunikim i veçantë në secilin prej kanaleve të rrjeteve sociale.
Reklamimi në mediat sociale
Lexoni më shumë rreth asaj se si mund t’ju ndihmojmë me reklamim në rrjetet e ndryshme sociale.
Reklamim në Facebook
Facebooku aktualisht ka 2.3 miliardë profile të përdoruesve dhe është shërbimi më i përdorur në rrjetet sociale në botë. Si uebfaqja e tretë më e vizituar në internet sipas Alexa, prandaj është një nga kanalet më efektive që mund të përdoret për reklamim dixhital.
Pse reklamimi në Facebook?
- Është mënyrë efektive për kapjen e vëmendjes te klientët potencialë, përfshirjes në komunikim të drejtpërdrejtë.
- Ju mund të zgjidhni formate të ndryshme; qoftë si reklamë me tekst të thjeshtë, imazhe ose video
- Me një model pagese të bazuar në oferta, është më e lehtë të keni kontroll në buxhetin tuaj dhe ta rregulloni atë gjatë rrugës përmes fushatës promovuese.
- Facebook ofron mundësi shumë të përparuara të ndarjes se audiencës sepse audienca jep informata te mjaftueshme për veten e tyre në rrjete sociale. Duke kombinuar parametra të ndryshëm ju mund të gjeni saktësisht grupin e klientëve që dëshironi t’i arrini. Reklamat mund të ndahen në:
- Gjinia dhe grup mosha
- Vendndodhja gjeografike, ku jeton përdoruesi
- Sjellja, preferencat dhe interesat
- Statuti familjar dhe gjendja martesore
Reklamat në Instagram
Instagram aktualisht ka 854 milionë përdorues të regjistruar. Reklamimi në Instagram ndihmon në rritjen e vetëdijes për brendin tuaj dhe për shërbimet që ju i ofroni.
Pse duhet të reklamoni në Instagram?
- Me të njëjtat teknika të shpërndarjes se mesazhit tek audienca vepron edhe Instagrami sikurse Facebook, ju mund ta përshtatni reklamën tuaj për një audiencë shumë më precize e cila mund të shndërrohet në blerës potencialë te ju.
- Reklamat mund të shfaqen ose si burim i lajmeve ose si tregim/storje, dhe mund të krijohen si reklama në format të fotografisë, videos ose si koleksion.
- Me një model pagese të bazuar në oferta, është e lehtë të mbani kontrollin e buxhetit tuaj dhe ta rregulloni atë gjatë fushatës së marketingut.
- Instagram ofron një mundësi unike për të ndarë histori të shkëlqyera përmes fotove dhe videove në audiencën tuaj të synuar, duke fituar kështu ndjekës.
Si mund Effect Media të ju ndihmojë me rrjetet sociale?
Ne ju ndihmojmë të krijoni një plan të marketingut që siguron rrjedhojë në publikime si dhe kujdeset për cilësinë e përmbajtjes duke ruajtur afatet kohore që paraqiten në planin e marketingut për rrjete sociale. Ne menaxhojmë dhe publikojmë përmbajtje në kanalet e juaja sociale, si dhe bëjmë matjen e shpërndarjes/arritshmerisë së produktit tuaj.
Ne gjithashtu prodhojmë videot, fotografitë, grafikat si dhe tekstin për ta shfaqur në rrjetet sociale sipas planin.