“BRANDING IS WHAT PEOPLE SAY ABOUT
YOU WHEN YOU ARE NOT IN THE ROOM”
WEB

Uebfaqja juaj është fytyra juaj e jashtme dhe duhet të ketë për qëllim informimin.
Më parë, klienti pothuajse varej nga një shitës për të marrë një informacion e pastaj të vendos për blerjen e tij. Sot, një kërkim i shpejtë në internet mund t’u përgjigjet shumicës së gjërave, dhe klienti pret që me disa klikime ta ketë të mundur të blejë, porosit ose të kontaktojë me ju.
Ne gjithmonë përqendrohemi në udhëtimin e klientit ne momentin që klienti vendos të marr shërbimet tona për të përgatitur faqen e internetit dhe faqet e kërkimit përmes Google. Lehtësia e përdorimit, efektet e mira vizuale, imazhet dhe teksti përkatës janë të rëndësishme për ta mbajtur vëmendjen e vizitorëve të faqes.
Si mund të ju ndihmojë Effect Media ta ndërtoni webin tuaj?
Para se të fillojmë dizajnin, ne hartojmë pozicionin e klientit në treg, avantazhin konkurrues dhe analizojmë grupin e synuar të klientëve në mënyrë që të kuptojmë më mirë rrugëtimin e klientit në kanalet e hulumtimit përmes internetit. Pastaj ne zbatojmë funksionalitetin e webit me një fokus në përdorimin e lehtë. Në fazën e fundit, ne sigurojmë që gjithçka të funksionojë në mënyrë optimale përmes testimit të brendshëm.
Për të mësuar më shumë se si ne mund t’ju ndihmojmë në prodhimin e përmbajtjes me reklamim, shikoni te shërbimet tona Prodhimi i Përmbajtjes.
Reklama në kërkim
Në Google kryen 40,000 kërkime për çdo sekondë. Si rezultat, ata që janë të interesuar në atë që ju ofroni ka mundësi të shohin reklamën tuaj kur kërkojnë informacion në Google. Reklamimi në Google është një mënyrë shumë efektive për të drejtuar trafikun në faqen tuaj të internetit. Përmes platformës së reklamave të Google, Google Ads, ka mënyra të ndryshme për të reklamuar, dhe secili format ka avantazhet e tij.
Statistikat tregojnë se 64% klikojnë në një reklamë në Google kur vendosin të blejnë. Gjithashtu është një mënyrë shumë e efektshme për të reklamuar sepse paguani vetëm kur dikush klikon në reklamën tuaj dhe përfundon në faqen tuaj të internetit.

Pse të reklamoni në Google?
• Fleksibilitet – zgjidhni format sipas qëllimit të reklamës
• Saktësi – ju mund të targetonii reklamën tuaj nga demografia, gjeografia, kërkimi dhe sjellja dixhitale
• Fitimprurës – ju vendosni buxhetin tuaj dhe paguani vetëm kur dikush klikon në reklamën tuaj
• Kërkohet – bëheni të dukshëm në motorin kur dikush kërkon.
Si mundet Effect Media të ju ndihmoj?
Ne ju ndihmojmë të vendosni reklama të synuara në kanalet më të përshtatshme për të arritur qëllimet tuaja. Ne identifikojmë se cilat fjalë kyçe janë të rëndësishme për biznesin tuaj dhe vendosim llogarinë tuaj Google Ads bazuar në rezultatet e zbuluara në analizën e fjalës. Për tu siguruar që të merrni vlerën më të madhe për paratë tuaja, ne sigurohemi që të zgjidhni dhe rregulloni reklamat tuaja gjatë rrugëtimit tuaj.
Dëshironi të dini më shumë rreth asaj që mund të bëjmë për ju në lidhje me reklamimin?
Plotësoni formularin më poshtë dhe ne do t’ju kontaktojmë.